CIVILI ka dorëzuar paraqitje për fillim të parakohshëm të fushatës zgjedhore

CIVIL – Qendra për Liri e informon opinionin se ka dorëzuar paraqitje për shkeljen e Kodit Zgjedhor. Bëhet fjalë për kandidaten presidenciale Gordana Siljanovksa -Davkova dhe partinë politike VMRO-DPMNE të cilët në ditën 25.03.2019 mbajtën ngjarje publike në Shtip në të cilën u prezantua pjesëmarrësja në fushatën zgjedhore, që paraqet fillimin e parakohshëm të fushatës zgjedhore, në kundërshtim me Kodin Zgjedhor.

Sipas Nenit 69-a nga Kodi Zgjedhor, si fushatë zgjedhore konsiderohet tubim publik dhe ngjarje tjera publike të organizuara nga ana e pjesëmarrësit në fushatë zgjedhore, vendosje publike e pllakateve, video prezantime në vende publike, paraqitje zgjedhore mediatike dhe paraqitje në internet, shpërndarje të materialeve të shtypura dhe paraqitje publike të kandidatëve të konfirmuar nga organe kompetente zgjedhore dhe programet e tyre. Fushata zgjedhore fillon 20 ditë para ditës së zgjedhjeve edhe në rrethin e parë dhe rrethin e dytë nuk guxon të zgjasë 24 orë para ditës së zgjedhjeve dhe në ditën e zgjedhjeve.

Edhe pse sipas nenit 8 paragrafi 2 i Kodit Zgjedhor, nën ndalesën për mbajtjen e ngjarjeve publike nuk nënkuptohet në veçanti dhënie e deklaratës nga ana e bartësit të funksionit publik ose kandidatit për bartës të funksionit publik, por për promovimin e të njëjtës dhe nuk bëhet fjalë për tubim, në mungesë të termit të saktë juridik për ngjarjen publike të zakonshme, të organizuar nga pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore. Edhe pse ngjarja është organizuar në ambientet e  Komitetit Komunal të VMRO -DPMNE, qytetarët kanë njohuri se në atë vend do të prezantohet kandidatja presidenciale Gordana  Siljanovska – Davkova.

Nga këto arsye, Civili kërkoi nga KSHZ, në pajtim me kompetencat, t’i hetojë gjetjet, të veprojë pas paraqitjes në afat jo më të gjatë se 7 ditë nga dita e dorëzimit dhe ta informojë organizatën për veprimet që do t’i ndërmerr. Civili e dorëzoi paraqitje me anë të postës elektronike më 1 prill, ndërsa në formë të shtypur më 2 prill.

 

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: Macedonian English