Bëhu pjesë e ekipit të CIVILit

Dëshironi të veproni si qytetare dhe qytetarë të lirë?Doni të ndikoni në opinionin publik dhe proceset reformiste nga pozita objektive dhe e pavarur? Nuk dëshironi të ngecni në kuazi - organizatë burokratike dhe mashtruese? Doni të jeni përgjegjës dhe të dobishëm për shoqërinë? Jeni në kërkim të shkathtësive të reja? Keni nevojë dhe dëshirë të kontribuoni për kthimin dhe ndërtimin e demokracisë në Republikën e Maqedonisë?

Përgjigja jonë është e thjeshtë: Bëhu CIVIL! 

ÇFARË BËN CIVILI NË KËTË PERIUDHË?

Pjesë e aktiviteteve të Civilit në këtë periudhë është vëzhgimi afatgjatë i proceseve politike dhe gjendjeve të të drejtave të njeriut, dhe promovimi i projekteve në fushën e zgjedhjeve, mediave, drejtësisë sociale, pjesëmarrjes qytetare, shoqërisë së qëndrueshme dhe kontrollit të armëve. Organizata për çdo ditë i boton gjetjet, analizat dhe rekomandimet e veta përmes platformës mediatike të CIVIL Media. Më tepër për Civilin në: www.civil.org.mk.

Me kyçjen në ekipet e Civilit do të ndihmoni në shpalosjen e rasteve të shkeljes së të drejtave dhe lirive të njeriut, keqpërdorimet e institucioneve dhe anomalitë në shoqërinë tonë. Në bashkëpunim me qytetaret dhe qytetarët, Civili do të vazhdojë ta alarmojë opinionin dhe të kërkojë nga institucionet t’i zgjedhin problemet në frymën e transparencës dhe përgjegjësisë.

APLIKO SOT

Civili ka nevojë për njerëz të gjithanshëm, aktivë dhe objektivë, me përvojë në ndonjë nga fushat: hulumtim, vëzhgim, gazetari, marrëdhënie me publikun, ndërsa janë të preferuara shkathtësitë me kamerë, montazh, dizajn, multimedia dhe kualifikime të ngjashme.

CIVILI i fton të gjithë qytetaret dhe qytetarët të kyçen në organizatë me Deklaratë për mbështetje, ndërsa, nëse kanë nevojë për pozitë vullnetare ose honorariste në projektet e Civilit, duhet të përcjellin biografi të shkurtë (maks. 1 faqe) dhe letër motivimi (maks. 150 fjalë). Në letrën e motivimit përshkruani motivet dhe gatishmërinë për plotësimin e detyrave të punës bashkë me ekipin e Civilit, si dhe nga disa fjalë për përvojat, shkathtësitë dhe fushat në të cilat dëshironi të keni mentorim plotësues gjatë punës. ME RËNDËSI:  Nëse keni qenë pjesë e ndonjë seminari ose aktiviteti tjetër të Civilit, ndërsa nuk e keni plotësuar Deklaratën për mbështetje, paraqiteni kohën dhe vendin e këtij aktiviteti në letrën e motivimit.

Afati i fundit për aplikimin në këtë fazë është  më 15 gusht. Do të shqyrtohen vetëm aplikimet e arritura me postë elektronike. E-mail: [email protected]. Nëse nuk merrni përgjigje kthyese se aplikimi ka arritur, ju lutemi lajmërohuni në 02/5209176 ose na shkruani mesazh në FB faqen tonë.

ANGAZHIM

Një pjesë e madhe e angazhimit të Civilit përbëhet nga:

- vëzhgime, hetime, analiza, produksion i përmbajtjeve mediatike në pajtim me projektet dhe dokumentet themelore të Civilit;

- aktivizëm dhe edukim qytetar;

- paraqitja e Civilit në opinion:

- vëzhgimi dhe komunikimi me institucionet, partitë politike, shoqërinë qytetare, bashkësinë ndërkombëtare etj.

Për çdo ditë prodhohen lajme, analiza, intervista, reportazhe etj. Përmbajtjet publikohen në të gjitha formatet (video, foto, audio dhe tekst) në më tepër ueb faqe dhe në rrjetet sociale.

Varësisht nga nevojat dhe intensiteti i projekteve, një pjesë e aplikimeve do të çojnë deri në pjesëmarrje në projektet e Civilit në bazë vullnetare, por edhe në bashkëpunim honorarist me angazhim të përditshëm ose të përkohshëm për një kohë të caktuar, varësisht nga projektet dhe nevojat tjera të organizatës. Puna dhe pozicionet në Civil janë dinamike dhe interesante, kështu që statusi vullnetar lehtë mund të  ndryshojë në pozitë serioze në ndonjë nga aktivitetet dhe projektet e numërta të organizatës.

NUK ËSHTË ME RËNDËSI KU JETON

Menjëherë t’u përgjigjemi të interesuarve të cilët nuk jetojnë në Shkup: Nuk është me rëndësi se ku jeton. Me rëndësi është të jesh CIVIL. Ne jemi organizatë nacionale, vazhdimisht prezente anembanë Maqedonisë, dhe atje jeni të nevojshëm pikërisht ju.

CILAT APLIKIME KANË PËRPARËSI?

APLIKIMET  nga qytetaret dhe qytetarët të cilët veç më e kanë plotësuar Deklaratën për mbështetje të Civilit  dhe të cilët kanë qenë aktivë në periudhën e kaluar. Mirëpo, nuk është vonë edhe për tjerët. Aplikimi juaj do të merret parasysh edhe gjatë thirrjeve për pjesëmarrje në seminaret për trajnim, si dhe gjatë formimit të ekipeve për vëzhgim zgjedhor. Aplikimet do ti kontrollojë komisioni për çështje kadrovike pranë Kuvendit të Civilit.

KUALIFIKIME

Intervencat nuk janë të nevojshme as të dëshirueshme. Është e preferueshme të posdohen shkathtësi komunikimi, njohje e avancuar e softuerit kompjuterik për video përpunim, grafikë dhe tekst, njohja e gjuhës angleze ose gjermane, e kamerës dhe fotoaparatit... Më e rëndësishmja: duhet të posedohen cilësi njerëzore dhe të qëndrohet pas kodeksit dhe vlerave të Civilit.

MËSIM

Nuk keni dijeni, përvojë dhe shkathtësi të mjaftueshme? Kjo nuk paraqet problem. Ineresimi dhe përkushtimi për ne janë më të rëndësishmet. CIVIL është vend ku mësohet. Pajisja që e kemi, do të jetë në dispozicion për mësim dhe trajnim, por edhe për avancim të shkathtësive të arritura.

Like

Mos harro: pëlqe Fejsbuk faqen e Civilit. Dhe kuptohet, bëhu CIVIL!

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: Macedonian