DËNIM I FESTIMIT BIZAR TË DIKTATURËS SË ERDOGANIT NË TURQI

Shkelja e të drejtave të njeriut, korrupsioni, kontrolli mbi mediat dhe dhuna mbi kundërshtarët politikë, është përshkrimi i shkurtë i sundimit shumëvjeçar të Rexhep Taip Erdoganit në Turqi.

Pas tentimit për puç, ose, siç një pjesë e opinionit botërr beson, krizës së inskenuar e cila i dhe Erdoganit hapësirë për goditje brutale ndaj popullit të tij, demokracia, liria e shprehjes dhe sundimi i drejtësisë janë shfuqizuar. Në vend të kësaj, në Turqi tani me të madhe burgoset. Vritet.

Erdogani hyri me dhunë brutale. Mijëra intelektualë, gazetarë dhe opozitarë treten në burgje, ndërsa mediat, administrata, ushtria dhe policia kaluan pastrim të dhunshëm dhe të dhimbshëm. Në këto struktura tani ka vetëm apologjetë të verbër të regjimit që e vendosi ky fundamentalist islam i prapambetur. Nga shteti që tentoi të mbajë hapin me kohën, Erdogani krijoi vilajet të errët. Ai bëri çdo gjë që të shkatërrohet dhe të harrohet ajo që e krijoi reformatori dhe krijuesi i Turqisë Evropiane – Kemal Ataturku.

Paturpshlm dhe me arrogancë, sot  edhe në Maqedoni festohet një vit nga okupimi brutal i Turqisë, të vilin e zbatoi Erdogani në krye me një klikë të korruptuar dhe të dhunshme. As më pak, as më tepër, organozatorët, të financuar nga agjencioni shtetëror TIKA, do të festojnë!

CIVIL – Qendra për Liri ashpër e dënon regjimin brutal diktatorial të Erdoganit.

Në mënyrën më të ashpër e dënojmë festimin bizar dhe fushatën agresive e cila paturp e tregon aktin e dhunës brutale, okupimin dhe diktaturën si fitore mbi demokracinë. U bëjmë thirrje mediave, personave publikë, politikanëve, dhe në veçanti përfaqësuesve të institucioneve dhe shtetit – ta bojkotojnë këtë manifestim të paturp, uzurpimin dhe manipulimin me opinionin tonë, nga klika diktatoriale në Turqi.

Civili e shfrytëzon këtë rast të shpreh mbështetjen e fuqishme për aktivistët pët të drejtat e njeriut, punëtorët e mediave, dhe të gjithë njerëzit liridashës të Turqisë, të cilët angazhohen për demokraci, liri dhe sundimin e drejtësisë.

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: MacedonianEnglish