PUSHTETI I DISKRIMINON DHE I POSHTËRON GRATË!

Pushteti i poshtëron dhe i diskriminon gratë në Maqedoni për një dekadë të tërë! CIVIL – Qendra për Liri ua uron Ditën Ndërkombëtare të gruas -8 marsin, të gjitha qytetareve të Maqedonisë, duke përkujtuar se lufta për barazinë e gruas  ende nuk ka mbaruar.

Civili alarmon për gjendjen e keqe të të drejtave të njeriut dhe liritë e grave në vend, për diskriminimin e vazhdueshëm, keqpërdorimin e grave në të gjitha nivelet.

Gratë në Maqedoni ende nuk kanë të drejtën e zgjedhjes, një pjesë e madhe e tyre presin vendim nga “koka e familjes” për cilin të votojnë.

Civili shënon mbrojtje të pamjaftueshme dhe joefikase gjyqësore të grave viktima të dhunës. Statistikat tregojnë numër të madh të rasteve të grave viktima të dhunës, ndërsa numër diametralisht të kundërt të rasteve të dënimeve të dhunuesve.

Jo më pak brengosëse janë të dhënat për pabarazi ekonomiket grave. Civili disa herë ka paralajmëruar se gratë janë të diskriminuara dhe të keqtrajtuara në vendin e punës, posaçërisht punëtoret në fabrikat e tekstilit të cilat punojnë në kushte substandarde për rrogë përulëse, shpesh edhe pa rrogë.

Fakti se gruaja është objekt i stereotipeve dhe paragjykimeve, madje edhe në librat shkollore nga të cilat mësojnë fëmijët, është tregues i mjaftueshëm për atë se deri ku (nuk ) ka arritur lufta për barazi. Shoqëria në të cilën dhuna shtëpiake  pranohet si traditë, në të cilën nënat e vetme konsiderohen si gabim i shoqërisë, ku ende pranohen frazat si “vozit si grua”, “flet si grua”, “vetë e kërkoi”, nuk është shoqëri e shëndoshë e cila lufton për të drejtat e gruas.

Më tej, përkundër standardeve ligjore dhe tjera, të cilat udhëzojnë për përfshirje të barabartë, gratë nuk janë mjaftueshëm të  përfshira në udhëheqësit e institucioneve dhe në Parlament. Madje edhe atje ku janë të përfshira në përqindje të mjaftueshme, kjo është e realizuar në mënyrë artificiale, gjegjësisht, varet nga përkatësia ose mos-përkatësia partiake e grave.

Numri më i madh i shoqërisë ende udhëhiqet nga maksima se vendi primar i gruas është në shtëpi/kuzhinë. Politikat e pushtetit në largim, edhe më tepër e theksojnë “rolin” e saj të aparatit reproduktiv. Në këtë kontekst është edhe rregullorja ligjore e abortimit, në dëm të grave në vend, duke ua shkurtuar të drejtën për zgjedhje. Në llogari të këtyre politikave, gratë në vend janë të vendosura në pozitë të rrezikshme, duke e pasur parasysh faktin se mbi 35 komuna në vend nuk kanë gjinekolog amë.

I përkujtojmë prindërit dhe pedagogët, tetë marsi është më tepër se dita në të cilën fëmijët duhet të garojnë se kush do tu sjell dhuratë më të madhe dhe më të vlefshme mësueseve dhe arsimtareve. Lufta për të drejtat e njeriut nis nga shtëpia!

Civili porosit të gjitha qytetaret në Maqedoni të luftojnë fuqishëm dhe zëshëm kundër këtyre gjendjeve në shoqëri! Në vend ka shumë bashkëluftëtarë solidarë, para së gjithash, në radhët e organizatave qytetare.

Është koha e fundit të kthehet dinjiteti  i grave, dhe të gjithë me solidaritet, të luftojmë për respektin maksimal të të drejtave të gruas në Maqedoni!

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: MacedonianEnglish