Dita ndërkombëtare për shkatërrimin e armëve

Në botë ku nxitet dhuna dhe mundësohet qasja e lehtë deri te armët, nevoja nga shënimi i zëshëm i Ditës ndërkombëtare për shkatërrimin e armëve, është më se e qartë!

CIVIL – Qendra për Liri ishte pjesë e iniciativës së Rrjetit Ndërkombëtar i Aksionit për Armë të Vogla (International Action Network on Small Arms –IANSA) në nivel ndërkombëtar, e cila parasheh shpalljen e datës për shkatërrim të armëve në të gjitha shtetet në botë (9 qershor). Armët  që janë tepricë ose janë konfiskuar gjatë një viti, sipas parimeve të kësaj Dite ndërkombëtare të shkatërrimit të armëve, duhet të shkatërrohen, dhe jo të konfiskohen ose të shiten në ndonjë shtet tjetër. Civili e përshëndeti vendimin e Qeverisë për pranimin e kësaj date dhe më 9 qershor të vitit 2004 e zbatoi shkatërrimin e parë të armëve që u dorëzuan në aksionin për mbledjen e armëve jolegale në vitin 2003.

Shkatërrim i armëve, Shkup, Maqedoni, 9 qershor, viti 2004

Edhepse jo të gjitha rastet  që mbarojnë me vdekje ose viktima e përfshijnë posedimin e armëve jolegale, megjithatë, disponueshmëria e gjërë e përkeqëson gjendjen. Shpërndarja e armëve të palejuara është rrezik dhe kërcënim për sigurinë e njeriut. Fakti që prejardhja dhe ndjekja e armëve jolegale shpesh është  e pamundur, është rëndë të përcaktohen statistika të sakta. Megjithatë, nga ajo që dihet, numrat janë frikësuese.

Edhe më brengosëse është që as armët legale nuk janë nën kontrollë serioze! Procedura për marrjen e lejes nuk është e komplikuar, dhe mund të thuhet se është tepër lehtë të merret. Gjithashtu, vërehet edhe selektivitet në procedurat, i cili nuk është sipas standardeve, por më tepër i bazuar në një lloj të drejte diskrecioni t’i jepet ose t’i mos jepet leje për armë ndonjë personi. Kështu që, vetë lejet nuk respektohen, gjegjësisht, nëse është leje për posedim, e njëjta mbahet si leje për mbajtje. Së paku kështu ishte në dhjetë vitet e fundit. Qeveria e re e udhëhequr nga LSDM tani duhet të përballet me sfidat e numërta që i sjell tema e amdhe dhe komplekse e kontrollit të armëve.

Fushatë për shkatërrimin e armëve, e zbatuar nga koalicioni Control Arms

Civili si anëtar i Rrjetit Ndërkombëtar  i Aksionit për Armë të Vogla (International Action Network on Small Arms –IANSA) nga viti 2002 edhe i koalicionit ndërkombëtar Kontrolli i Armëve (Control Arms) nga viti 2003, me vite udhëzon për nevojën për aksione serioze të institucioneve në vend në këtë domen. Mbledhja e armëve jolegale dhe kontrolli i rreptë mbi armët e licencuara, shkatërrimi i armëve, edukimi për tejkalimin e kultit ndaj armëve, janë vetëm pjesë e projekteve, ekspertizave dhe rekomandimeve të cilat Civili për 15 vite i drejton nga institucionet relevante shtetërore.

Civili promovon dhe kërkon përmbajtje të rreptë ndaj Marrëveshjes ndërkombëtare për tregti me armë (Arms Trade Treaty) që në vitin 2012. Edhe spe në plan ndërkombëtar, Civili ishte organizatë e suksesshme dhe e dukshme, në kornizat e orvatjeve që kjo marrëveshje të zbatohet vazhdimisht dhe në nivel nacional, izolimi i shoqërisë qytetare kishte të bëjë edhe me Civilin, kështu që në këtë moment nuk është e njohur se deri ku është implementimi i kësaj marrëveshjeje ndërkombëtare për të cilën jemi të obliguar, pas ratifikimit të saj në vitin 2014.

Për fat të keq, për dallim nga periudha 2002-2006, kur qeveria ishte e hapur për bashkëpunim me Civilin për këto tema, si dhe me institucionetdhe organizatat ndërkombëtare, si UNDP dhe OSBE, në periudhën prej 2006-2016, temat lidhur me kontrollin e armëve ishin të lëna pas dore, ndërsa ajo që punohej, ishte e kufizuar dhe nuk e përfshinte shoqërinë qytetare dhe opinionin. Për arritjen e këtij qëllimi është i nevojshëm edhe forcimi i besimit të qytetareve dhe qytetarëve në institucionet dhe sundimi i drejtësisë. Për fat të keq, numri i vogël i aktiviteteve të institucioneve në këtë drejtim vetëm e fshehin realitetin në të cilin jeton shoqëria.

Në rajon, vetëm banorët e Serbisë kanë më tepër armë të regjistruara, nga qytetarët e Maqedonisë, sipas të dhënave të “Washington Post” nga viti 2016. Këto të dhëna tregojnë se Maqedonia ka 24,1 copë armë të regjistruara në 100 banorë, ose, çdo i katërti banor posedon armë. Civili, për fat të keq, nuk mundet të ndajë me opinionin të dhëna të reja për armët, sepse MPB ende nuk është përgjigjur në pyetjet që i drejtuam gjatë Javës Ndërkombëtare të aksionit kundër dhunës së armatosur, të cilën Civili e  shënon nga fillimi i anëtarësisë së vet në rrjetet relevante ndërkombëtare dhe trupat eksperte. Besojmë se dokumentacioni dhe të dhënat analitike që kanë të bëjnë me këtë temë, e lënë pas dore nga pushteti i kaluar, së shpejti do të konsolidohen dhe do të ndahen me organizatën tonë për analiza të mëtutjeshme dhe përgatitje të strategjisë për përtërirjen e aktiviteteve në sferën e kontrollit të armëve.

Dita ndërkombëtare për shkatërrimin  e armëve është përkujtim se puna e institucioneve duhet t’i përkushtohet  zgjidhjes, parandalimit dhe prevenimit të dhunës së armatosur. Në botë ku sfidat e sigurisë janë të mëdha, nevoja për përfshirjen e shoqërisë qytetare  është më tepër se e duhur, ndërsa qasja ndaj këtyre temave duhet të jetë komplekse dhe multidisiplinare.

 

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: MacedonianEnglish