Civili mbështet grevën e gazetarëve

CIVIL-Qendra për Liri shpreh mbështetje maksimale për 120 gazetaret dhe gazetarët e punësuar në botimet e “Media Print Makedonija” (MPM), të cilët dy javët e fundit bëjnë grevë për realizimin e të drejtave të tyre punëtore dhe marrjen e rrogave dhe honorarëve të papaguara.

Ky trajtim i të punësuarve është i papranueshëm dhe i pashembullt!

Një kompani e madhe si MPM nuk guxon të mbajë aq kohë të gjatë në pasiguri qindra gazetarë dhe punëtorë eminentë të mediave dhe në mënyrë të ashpër të shkelë të drejtat e tyre të njeriut dhe punëtore, duke e sjellë në pyetje ardhmërinë e këtyre njerëzve dhe familjeve të tyre.

E përkujtojmë menaxhmentin e MPM se mospagimi i rrogave, honorarëve dhe regresit për pushim vjetor, është i dënueshëm me ligj.

Kërkojmë që kjo golgotë e punëtorëve të mediave të ketë zgjidhje sa më të shpejtë.

Kërcënimet, presionet dhe kushtëzimet mbi gazetarët duhet menjëherë të ndërpriten dhe të respektohet e drejta e tyre për grevë, si dhe të drejtat tjera në domenin e drejtësisë sociale. Të mos flasim për të drejtën e të shprehurit të lirë!

Apelojmë për solidaritet, jo vetëm përkatësve të profesionit gazetar, por edhe nga qytetaret dhe qytetarët e “Vest”, “Utrinski vesnik” dhe “Dnevnik”, pavarësisht nga greva, dhe në interesin e publikut, edhe pse po përballen me ardhmëri të pasigurt.

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: MacedonianEnglish