E "bojatisur" edhe Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele!

Mijëra qytetarë protestuan edhe sot në rrugët e Shkupit në mbështetje të Prokurorisë Speciale Publike për kthimin e sundimit të ligjit në Maqedoni, pas një dekade të anarkisë dhe mungesës së zbatimit të ligjeve.

Protestuesit pro-demokratikë u nisën nga PSP dhe u drejtuan përpara Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, të cilën e "pikturuan" sipas tendencës së re të kthimit të estetikës të kitsch-shëmtive të "Shkupit 2014". Përderisa "bojatisnin" ndërtesën, disa nga demonstruesit thërrisnin se ndërtesë e shëmtuar dikur ishte një park që mbrohej nga ata, dhe se e "lyejnë" për shkak të Pashkëve të ardhshme.

Print Friendly, PDF & Email