Dita Ndërkombëtare e Solidaritetit Njerëzor

Dita Ndërkombëtare e Solidaritetit Njerëzor është ditë me të cilën duhet të kremtohet bashkimi në diversitet, të ngritët vetëdija publike për rëndësinë e solidaritetit, të nxitet debati për mënyrat e promovimit të solidaritetit dhe arritja e qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm, si dhe përkujtues i qeverive t’i respektojnë obligimet e tyre ndaj marrëveshjeve ndërkombëtare.

Kombet e Bashkuara ua përkushtojnë këtë ditë edhe të drejtave të njeriut, çrrënjosjes së varfërisë, urisë, sëmundjeve, mbrojtjes së planetit dhe sigurimin e jetës dinjitoze për të gjithë.

CIVIL -Qendra për Liri përkujton se solidariteti,  respekti i ndërsjellë, politikat jo-konflikte, dialogu, bashkëpunimi, mbrojtja e të drejtave dhe lirive të njeriut janë rrugë e cila shpien deri te shoqëria më e mirë dhe jeta dinjitoze e të gjithë njerëzve.

Ajo që mund të konstatohet në Maqedoni është se, përfat të keq, ende është në gjendje të shkeljes së ashpër të të drejtave dhe lirive të njeriut, ndarjeve në baza të ndryshme, varfëria është ende përditshmëri e më tepër se një e treta e popullsisë. Ajo që e pasqyron shoqërinë tonë është shëndetësia që nuk ekziston, sistemi arsimor që degradon, institucione të korruptuara, gjuha e urrejtjes, theksimi i dallimeve, nxitja e dhunës…

Në vitin e ngjarjeve kyçe shoqërore dhe politike, me vendime që duhet të sjellin prosperitet dhe mirëqenie, Maqedonia ende gjendet në rrethin magjik të pashpresë.

Civili bën thirrje për kthjellimin e institucioneve dhe ngritjen e zërit të qytetareve dhe qytetareve me qëllimin e vetëm që shpien drejt përmirësimit të standardit jetësor për të gjithë, çrrënjosjen e varfërisë, urisë dhe sëmundjeve përmes solidaritetit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë dhe respektit.

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: MacedonianEnglish