DHUNA DUHET NDALUR, NDËRSA DHUNUESIT TË PËRBALLEN ME FUQINË E PLOTË TË LIGJIT!

CIVIL –Qendra për Liri ashpër e dënon sulmin fizik mbi gazetarin e TV24 gjatë protestave të sotme. Ky incident nuk është i izoluar dhe bëhet e qartë se dhuna është pjesë e imazhit të protestave që nga fillimi.

Rrihen gazetarë të cilët e kryejnë punën e tyre, ta informojnë opinionin për ngjarjet. Sulmohen aktivistë për të drejtat e njeriut dhe persona publikë. Kjo është e papranueshme dhe duhet menjëherë të ndërpritet!

CIVIL –Qendra për liri e përsërit thirrjen deri te MPB, menjëherë të ndërmerr masa urgjente për ndalimin e dhunës mbi punëtorët e mediave dhe në përgjithësi.

Dhunuesit duhet të përballen me fuqinë e plotë të ligjit!

Me respekt të plotë dhe mirëkuptim për të drejtën dhe lirinë e të protesuarit, u bëjmë thirrje pjesëmarrësve në protesta, ta shohin realitetin në vend dhe të mos bijnë pre e manipulimeve dhe skenareve të dhunshme, qëllimi i vetëm i të cilëve ështi i qartë.

Edhe njëherë e përkujtojmë MPB për ditët kur derdhte gërmadha të armatosura të blinduara policore mbi protestuesit të cilët me të vërtetë protestonin në mënyrë të qetë dhe kërkonin liri, drejtësi dhe demokraci. Sigurimi i protestave të cilave u prinin thirrje të hapura për dhunë, është tepër i pamjaftueshëm.

Ndonjëherë sigurim me tanke, ndonjëherë sigurim  pa tanke...

Cili është qëllimi? E përkujtojmë Ministrin për Punë të Brendshme se mungesa e reagimit përkatës ligjor është i barabartë me bashkëpunim, nëse jo edhe nxitje për dhunë, për të cilën do të duhet të përgjigjet ndonjë ditë.

U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve mbi të cilët ushtrohen presione për pjesëmarrje në çfarë do aktivitete politike kundër vullnetit të tyre, ta paraqesin rastin në CIVIL në monitor@civil.mk, në tel. 02/520 91 76 ose në Fb profilin e organizatës.

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: Macedonian English