Deralla: Mesazhi është i thjeshtë – fund shpërdorimit!

“Mesazhi është i thjeshtë. CIVIL – Qendra për Liri, qytetaret dhe qytetarët porosisin – fund për shpërdorimin!” porositi sot Xhabir Deralla, presidenti i CIVIL -Qendrës për Liri, para dorëzimit zyrtar të kërkesave nga organizata për ndërprerjen e privilegjeve të funksionarëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Thjeshtë, shpenzimet e mëdha për apanazhe, për pensione, për pensione të përjetshme dhe shpenzime tjera që i shfrytëzojnë, sipas ligjeve, të cilat pikërisht ky parlament i ka votuar gjatë viteve dhe dekadave të kaluara, konsiderojmë se duhet të rishqyrtohen dhe të ndërpriten, ose në pjesën më të madhe të reduktohen deri në një nivel njerëzor. Kështu, duket sikur Maqedonia është sulltanat, në të cilin pronarë janë ata që janë në pushtet. Në çfarë do kuptimi të fjalës. A janë sherifë lokalë, ose ish – kryetarë, ata thjeshtë i thithin të mirat e këtij populli, të këtyre qytetarëve të cilët thjeshtë, më tej nuk munden ta durojnë këtë barrë!”, deklaroi Deralla.

“Apanazhet kushtojnë me miliona euro, pensionet dhe privilegjet tjera dhe përfitimet që i kanë funksionarët e mëparshëm, dhe aktualët. Këto thjeshtë duhet të ndërpriten menjëherë!

Ne sot do të dorëzojmë kërkesë, e cila në opinion kishte jehonë të madhe, dhe ka të bëjë me privilegjet dhe benificionet si të funksionarëve të mëparshëm, ashtu edhe të atyre që janë zgjedhur, si dhe të atyre të emëruarve. Dhe do të presim reagim nga parlamentarët. Në Kuvend janë kryer ato probleme, në këtë Kuvend janë ndërtuar ato sisteme për thithjen e resurseve nga qytetaret dhe qytetarët dhe në këtë Kuvend, presim, ose, kategorikisht kërkojmë që këto padrejtësi të drejtohen!

Ndoshta dikush do të mendojë se si rast për këtë adresim para Kuvendit është ajo që paraqet pension për Presidentin e mëparshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut, po, ndoshta edhe ishte rast, por patjetër se kohë më parë, shumë moti, kemi folur se privilegjet, beneficionet dhe shpërdorimi nga pushteti në cilindo nivel në shtetin dihet të ndërpritet dhe se më nuk mundet të durohet. Kjo nënkupton se ky institucion ligjvënës duhet t’i reduktojë përcaktimet ligjore të cilat u japin përfitime të mëdha dhe gjithashtu, të ndërpret një pjesë të madhe dhe kuptohet këtë ta bëjë me procedurë urgjente.

Në një shtet social siç është RMV sipas Kushtetutës, nuk guxojmë të lejojmë asnjë denar të shkojë kot sepse dikush, këtu, në këtë institucion ligjvënës, ka vendosur t’u jep beneficione të mëdha  si funksionarëve aktualë, ashtu edhe atyre që e kanë kryer mandatin”, porositi ai.

M.Ivanovska
Kamera: Dehran Muratov
Montazhi: Arian Mehmeti
Fotografia: Biljana Jordanovska

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: Macedonian English