Civili me dënimin më të ashpër për dhunën që ia morri jetën të riut Sazdovski

U bëjmë thirrje institucioneve ta plotësojnë me përgjegjësi dhe ndershëm detyrën e tyre dhe vepruesit fajtorë për vdekjen e 21 vjeçarit Nikolla Sazdovski të ndëshkohen rreptë para ligjit.

Shprehim ngushëllime të sinqerta për familjen më të afërt dhe miqtë. Apelojmë te qytetaret dhe qytetarët që mos ta shprehin mllefin dhe dhimbjen përmes dhunës.

Kërkojmë nga institucionet përkatëse të marrin masa të parandalimit nga incidentet ose rrahjet eventuale të mëtejshme.

Nga grupet e tifozëve, në veçanti nga Komitët, anëtar i të cilëve ishte edhe Sazdovski, të përmbahen nga incidentet. Vrasësit e djalit të ri kanë emër dhe mbiemër, dhe ata duhet të përgjigjen për veprën e kryer! Kërkojmë nga partitë politike të mos e shfrytëzojnë këtë ngjarje tragjike për pika ditore politike, sepse bëhet fjalë për një djalë të ri, jeta e të cilit ka mbaruar shumë herët!

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: Macedonian English