Civili i përmirësoi dhe saktësoi kushtet për shfrytëzimin e mbrojtjes së privatësisë së platformës mediatike

CIVIL – Qendra për Liri i njofton redaksitë dhe lexuesit se në periudhën e kaluar ka punuar për përmirësimin dhe saktësimin e kushteve për shfrytëzimin e përmbajtjeve të botuara në platformën mediatike të organizatës. Njëkohësisht, ka bërë edhe ndryshime në shkallën e mbrojtjes së të drejtave autoriale, e posaçërisht i ka kushtuar vëmendje mbrojtjes së privatësisë të të gjithë shfrytëzuesve.

Kushtet për shfrytëzim, të drejtat autoriale dhe mbrojtja e privatësisë janë të botuara në këtë vegëz. Me rëndësi të veçantë është të vihet re Udhëzimi për marrjen e përmbajtjeve nga platforma mediatike e Civilit, të cilin e përcjellim në këtë kumtesë.

Udhëzim për marrje

Marrja e përmbajtjeve nga platforma mediatike e Civilit është e mundur në atë mënyrë që mbi përmbajtjen e marrë ( tekst ose video), në fillim theksohet vegëza deri te faqja fillestare e sajtit. Kështu, për shembull, nëse teksti i marrë është i publikuar sipas burimit në www.civilmedia.mk, vendoset pikërisht ajo vegëz.

Më tej, nuk lejohet marrja e tërë përmbajtjes, por maksimumi 50% nga përmbajtja, nëse bëhet fjalë për tekst. Video përmbajtjet të cilat merren, duhet të shënohen me vegëz deri te faqja jonë, dhe në asnjë mënyrë të shkarkuara dhe të ri-publikuara në ndonjë faqe tjetër ose video kanal. Në fund të përmbajtjes së marrë, vendoset vegëza deri te përmbajtja konkrete që merret. Për shembull: Teksti i plotë, lexoni në vegëzën që vijon ( kopjoni vegëzën nga përmbajtja konkrete).

Kumtesat e CIVIL – Qendrës për Liri botohen në www.civil.org.mk dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0. Të gjitha përmbajtjet tjera merren në pajtim me kushtet e përshkruara më lartë.

Nëse shfrytëzuesit nuk u përmbahen kushteve për marrje, Civili e mban të drejtën që të kërkojë pagesë për ato përmbajtje.

Përmbajtjet të cilat i boton CIVIL Media nga burime tjera, për të cilat çdo herë ka disklejmer konkret, nuk janë të lejuara për marrje. Për shembull: përmbajtjet e marra nga MIA, nuk janë të lejuara për marrje.

Nëse redaksitë janë të interesuara për aranzhman të ndryshëm, duhet të drejtohen me shkrim në CIVIL – Qendrën për Liri, në civil@civil.org.mk. Për më tepër informata, paraqituni në 02 / 5209 176.

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: Macedonian English