Civili bën thirrje: paraqitni presione dhe mobing politik

CIVIL –Qendra për Liri ka publikuar formular për paraqitje të presionit, mobingut ose diskriminimit politik. Pas numrit të rritur të paraqitjeve për presione të ndryshme të motivuara politike, kërcënime, diskriminim, si dhe dhunë, Civili jep edhe një mundësi për qytetaret dhe qytetarët e padrejtësuar.

Formulari ka për qëllim zbulimin dhe prevenimin presioneve politike, diskriminimit dhe mobingut me të cilat përballen qytetaret dhe qytetarët.

Të dhënat nga formulari mbahen në fshehtësi të rreptë.

Nga momenti i plotësimit të formularit, një përfaqësues i Civilit i kontakton qytetaret dhe qytetarët në afat prej tre ditë. Civili u bën thirrje qytetarëve të paraqiten dhe të caktojnë takim me përfaqësues të organizatës në numrin e telefonit 02/520 91 76.

Civili u falënderohet qytetareve dhe qytetarëve për besimin e madh ndaj organizatës.

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: MacedonianEnglish