CIVIL: Festoni sigurt

Civili ka apeluar deri te të gjithë qytetaret dhe qytetaret para festave të krishtlindjes dhe vitit të ri: Festoni sigurt!

Para ditëve festive, CIVIL -Qendra për Liri përkujton se të shtënat festive janë të ndaluara me ligj dhe janë të rrezikshme për jetën. Të shumta janë shembujt e përfundimeve tragjike të kremtimeve gjatë të cilave nga plumbi kanë pësuar kalimtarë të rastit ose ka lënduar ndonjë pjesëmarrës në kremte. Pavarësisht se sa mendoni se e zotëroni armën, keni parasysh se edhe profesionistët më të mëdhenj gabojnë.

Një nga sloganet e Civilit gjatë viteve të kaluara është: Mos u eksitoni nga “ekspertët për armë” – do ti mbijetoni!

Sa edhe që tingëllon morbide, ky është fakt i cili duhet pasur ndërmend në ditët kur konsumohet alkool dhe harrohet siguria. Gjatë kësaj, “revolistët e hareshëm” duhet të kenë ndërmend se, edhe nëse të shtënat e tyre nuk e kanë lënduar dikë, trauma nga të shtënat mbi të gjithë në rrethin e tyre nuk ka lënduar asnjërin, janë gjithashtu dëm i madh.

“Plumbi i shtënë në ajër, patjetër kthehet në tokë. Dhe atëherë mund të ketë pasoja tragjike, e të mos flasim për rreziqet nga kthimi i plumbit ose thjeshtë plumbit të humbur i cili mund të jetë vrasës. “ – thonë nga Civili.

Fëmijët janë viktimat më të shpeshta të traumave, lëndimeve, por edhe tragjedive, për shkak të përdorimit të papërgjegjshëm dhe keqpërdorimit të armës. “Kur persona të papërgjegjshëm e keqpërdorin armën për të shtëne festive, prindërit duhet t’ua tregojnë tre rregullat e thjeshta të sigurisë fëmijëve të tyre: të largohen nga vendi i të shtënave festive, të mos prekin armë dhe eksplozivë dhe të paraqesin përdorim joligjor të armëve. Këto rregulla sigurie, kuptohet, vlejnë edhe për të rriturit.” – thuhet në rregullat e sigurisë të Civilit.

“ Materialet spërkatëse dhe fishekzjarrët janë të dëmshme për shëndetin dhe jetën. Në një doracak të Civilit për edukimin e fëmijëve dhe të rinjve për sjellje të sigurt thuhet: “Fishekzjarret dhe materialet spërkatëse, si dhe armët, janë të rrezikshme dhe shpesh shkaktojnë tragjedi madje edhe në radhët e profesionistëve të cilët në përshkrimin e vendit të punës e kanë përdorimin e eksplozivëve dhe armëve.”

Civili i bashkangjtet apelit të MPB të mos përdoren fishekzjarrë dhe mjete tjera piroteknike pa autorizim, dhe u bën thirrje qytetarëve ta paraqesin sjellën e papërgjegjshme dhe kundërligjore.


Civili është organizatë anëtare e rrjetit Ndërkombëtar veprues për armë të vogla (IANSA) dhe i koalicionit global Kontrolli i armve ( Control Arms) qysh nga fillimet: Organizata ka përvojë të madhe, ekspertiza relevante dhe renome ndërkombëtare në luftën kundër tregtisë dhe keqpërdorimit të armëve joligjore, dhunës së armatosur, ekstremizmit dhe terrorizmit.

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: MacedonianEnglish