“Çfarë Maqedonie dua?” në Manastir

CIVIL- Qendra për liri organizon takim punues publik nën moton “Çfarë Maqedonie dua?” në Manastir, në sallën e komunës të enjten më 30 gusht, me fillim në ora 13. Ngjarja është pjesë e projektit “Veprim – Integrim”, i kushtuar mbështetjes së reformave demokratike, pjesëmarrjes qytetare, iniciativave të gjelbra dhe vlerave evropiane në Republikën e Maqedonisë.

Në punëtorinë do të prezantohet projekti i Civilit që zbatohet në partneritet me Fondacionin Hajnrih Bell nga Gjermania. Në pjesën punuese të kësaj ngjarjeje do të hapet diskutim në temat “ Pjesëmarrja qytetare në proceset shoqërore për mbështetjen e reformave demokratike, alternativave të gjelbra dhe antinacionalizmin”.

Vëmendje e veçantë do ti kushtohet iniciativave dhe strategjive të gjelbra, si dhe çështjeve lidhur me promovimin dhe praktikimin e vlerave evropiane dhe të gjelbra, në pritje të proceseve për integrim të Maqedonisë në BE.

Në ngjarjen janë të ftuar përfaqësues të qeverisjes lokale, organizatave qytetare, iniciativave të gjelbra, partive politike, mediat dhe aktivistë. Takimi është me karakter publik dhe i hapur për mediat dhe qytetaret dhe qytetarët e interesuar.

Ekipi i Civilit do të jetë në dispozicion për takime individuale dhe biseda edhe pas takimit.

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: Macedonian