APLIKIM PËR KANDIDATËT PËR VËZHGIM ZGJEDHOR

Civili shpall konkurs për vëzhguese dhe vëzhgues për zgjedhjet e ardhshme lokale më 15 tetor të vitit 2017.

Përmes këtij Aplikimi për paraqitjen e kandidatëve për vëzhgues zgjedhor, mund të paraqiteni dhe të merrni pjesë drejtpërdrejtë në vëzhgimin e zgjedhjeve. #ZgjedhjetëLira

Ueb faqja, të cilën Civili e ka lëshuar që në vitin 2013 për qytetaret dhe qytetarët, të paraqesin parregullsi zgjedhore gjatë procesit zgjedhor, tani përmban edhe Aplikimin onlajn shumë të thjeshtë.

Në ueb faqen #ZgjedhjetëLira gjendet edhe rubrika Resurse, nga e cila vizitorët do të kenë mundësinë të marrin publikime  kushtuar vëzhgimeve zgjedhore të Civilit.

Përveç në aplikimin onlajn, është e hapur mundësia që kandidatët të paraqiten edhe përmes postës elektronike në monitor@civil.mk, ose mund të vijnë edhe në selinë e Civilit. Për më tepër informata, qytetaret dhe qytetarët mund të lajmërohen në telefonin 02 / 520 91 76.

Kushtet për zbatimin e detyrave të punës së vëzhguesve të akredituar të Civilit janë:  Vëzhguesit e Civili nuk kanë angazhim partiak ose tjetër angazhim për vëzhgim të zgjedhjeve, dhe e zbatojnë vëzhgimin zgjedhor vetëm për Civili. Vëzhguesit e Civili u përmbahen përpiktë parimeve për paanshmëri dhe neutralitet, i ndjekin udhëzimet dhe detyrat e dhëna nga organizata dhe e zbatojnë vëzhgimin në zgjedhjet në pajtim me Kodin Zgjedhor dhe Kodin për vëzhgim. Raportimet janë të sakta, të besueshme, të mbështetura me fakte. Vëzhguesit e Civilit janë mobil dhe vendosen në dispozicion sipas planit për vëzhgim zgjedhor, në lokalitete të cilat do t’u bëhen të njohura  para ditës së zgjedhjeve. Vëzhguesit e Civili e respektojnë fshehtësinë e të dhënave dhe informatave të pranuara gjatë punës në Civili,  gjë për të cilën është përgjegjëse/përgjegjës para ligjit për ruajtjen e fshehtësisë zyrtare.

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: Macedonian English